Sporti

Conte në kontakt me Romën, Inter pranë rikthimit të Mourinhos

04/26/2019 10:17
nga:M K

Inter po kërkon një trajner për sezonin e ardhshëm edhe pse Luciano Spalletti ka kontratë edhe për dy vitet e ardhshme.

Antonio Conte ishte emri më i nxehtë, por italiani ka kushte tepër të larta, duke filluar që nga paga e tij, mbi 10 milionë euro në sezon.

Trajneri italian është takuar tre herë me drejtuesit e Romës dhe ka vendosur dy kushte për ta: 1. Kualifikimi për në Champions League, 2. Perspektiva teknike.

Ndërkohë që klubi i ka bërë me dije se i plotëson të gjitha kushte ekonomike, madje duke i siguruar edhe një projekt madhor me shpenzime të larta, sipas zbulimeve të “Corriere della Sera”.

Ndërkohë nga Spanja, ka qenë “Don Balon” që ka bërë me dije se Inter po përgatitet për të bërë revolucion duke sjellë në Milano ose Mourinhon dhe duke parashikuar disa lëvizje të bujshme.

Gjithmonë sipas medies spanjolle, plani është që me afrimin e Diego Godin, të largohet Miranda, ndërsa parashikohet të blihet Raphael Varane, ndërsa Milan Skriniar të largohet duke qenë se për të janë gati të paguajnë 80 milionë euro dy klubet nga Manchester dhe PSG.

Në mesfushë rikthehet sërish emri i Luka Modric, ndërsa parashikohet që Ivan Perisic të largohet drejt Anglisë dhe Philippe Coutinho të rikthehet sërish zikaltër.

Duket qartë se këto lëvizje kërkojnë shumë para dhe mbetet thjeshtë një ide për projektin e Interit të ardhshëm. /TS/

05/23/2019 08:50

Finalja e Europa Ligës pritet të dështojë