Sporti

Conte: Interi meritoi më shumë

12/10/2019 23:59
nga:M K

U pa shumë i zhgënjyer pas përfundimit të ndeshjes.

Fjala është për trajnerin e Interit, Antonio Conten, i cili nuk arriti dot që ta shpie Interin në 1/8-ën e finales në Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaBlic.

Zikaltërve u mjaftonte fitorja ndaj Barcelonës, ose barazimi me kusht që të barazonte edhe Dortmundi, por nuk doli ashtu. Dortmundi shënoi fitore përballë Slavias, kurse Interi u mposht nga “juniorët” e Barcelonës, e cila kishte mungesa të mëdha.

Pas ndeshjes, tekniku italian pohoi se skuadra e tij meritonte më shumë:

“Merituam më shumë. Ne kishim shanse për të fituar. I krijuam ato, por pranuam nga një rast, e që doli të ishte fatal. S’kam kritika për askënd. Lojtarët dhanë maksimumin, por nuk shënuan dhe ai goli i pranuar, 1-2, na preu këmbët. Me vjen keq për tifozët, por duhet të ngritemi sërish në këmbë dhe të vazhdojmë para”, përfundoi ish-trajneri i Juventusit.

/GazetaBlic/

07/31/2020 19:23

Antonio Conte: Atalanta – Inter, super-ndeshje