Sporti

Conte: Iniesta është një gjeni i futbollit

03/13/2018 21:00
nga:Y.K

Trajneri i Chelsea, Antonio Conte, ka folur para takimit që skuadra e tij e luan nesër përballë Barcelonës në “Camp Nou” në kuadër të Ligës së Kampionëve

Trajneri italian ka lavdëruar mesfushorin spanjoll Andres Iniesta, madje e ka krahasuar edhe me patriotin e tij Andrea Pirlo, shkruan Gazeta Blic

“Iniesta është një gjeni i futbollit, më pëlqen ta krahasoj atë me Andrea Pirlo. Nuk e di nëse do të luajë nesër, por në këtë lloj ndeshjeje më pëlqen të luaj kundër më të mirëve. Nuk dua që ai të humbasë ndeshjen sepse ai është i lënduar “. tha Conte

Chelsea dhe Barcelona, kanë luajtur 1-1 në ndeshjen e parë në “Stamford Brige./Gazeta Blic