Lajme

Comodita Home organizoi ndarjen e 250 dhuratave të Lojës së Madhe Shpërblyese

06/13/2019 11:37
nga:Gazeta Blic

Me rastin e 4 vjetorit të themelimit të saj, Comodita Home, në muajin Mars hapi lojën e madhe shpërblyese.

Në këtë lojë morrën pjesë mijëra klientë besnikë të cilët bënë blerje në Comodita Home deri më 30 Maj.

Më 6 qershor u tërhoqën 250 shpërblime në mënyrë transparente në emisionin Ora 7 në Klan Kosova duke u monitoruar nga komisioni mbikqyrës.

Këto shpërblime ishin produkte të ndryshme shtëpie nga të gjitha kategoritë si produkte gjumi, kuzhine dhe aksesorë. Disa prej fituesve madje morrën pjesë në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve që u organizua në Fabrikën e dyshekëve dhe shpuzës në Gjakovë.

Përveç shpërblimeve që morrën, këta klientë vizituan ambientet e fabrikës duke parë nga afër procesin e prodhimit të shumë produkteve të gjumit që mund t’i gjejnë në dyqanet Comodita Home në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Ata u njoftuan me historikun e fabrikës dhe stafin mikpritës që çdo ditë punon për të sjellë në treg dyshekët, jastëkët e mbishtresat Comodita si dhe drekuan në ambientet moderne të fabrikës.

 

Pjesëmarrësit u ndanë të kënaqur me pritjen dhe u shprehën të fascinuar me ambientet e teknologjinë moderne të prodhimit dhe mbarëvajtjen e procesit të punës