Lajme

Comodita Home hapë edhe një pikë të shitjes në Lipjan

09/25/2020 15:11
nga:Gazeta Blic

Rrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet edhe me një dyqan të ri.

Për të shënuar hapjen e dyqanit të ri në qendër të Lipjanit, te sheshi “Adem Jashari”, Comodita Home do
të organizojë një hapje të madhe më 26 shtator, nga ora 12:00, ku do të ketë zbritje deri në 65% në të
gjitha kategoritë e produkteve.

Me qëllimin për të krijuar një lidhje më të fortë me klientët e saj, për të ofruar një ekspozim të plotë të
produkteve sidhe një mjedis kreativ, dyqani i ri Comodita Home në Lipjan do të jetë mundësi për të
gjithë që të gjejnë çka i’u duhet për ta bërë shtëpinë e tyre të rehatshme deri në përsosmëri.

Ju keni mundësinë të merrni dyshek Comodita Memory me ekstra zbritje. Nuk do të mungojnë ofertat
me çmime atraktive në shumë produkte të dhomës së gjumit si: jorganë, jastëkë, sete çarçafësh, sete
mbulesash shtrati, sete të rrobave të banjos apo batanije nga më të ndryshmet. Poashtu në kategorinë e
kuzhinës dhe aksesorëve, ju gjeni shumëllojshmëri produktesh që ofron Comodita Home me zbritje.
Vizito dyqanin Comodita Home në Lipjan dhe kurseni duke shfrytëzuar zbritjet atraktive.

Përndryshe Comodita Home numëron 52 dyqane, në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, duke punuar në
zgjerim të mëtutjeshëm në rajon dhe më gjerë.
Comodita Home do të vazhdojë të ofrojë një eksperiencë të konvenueshme dhe të pandërprerë të
blerjes.

 

 

(Artikull i sponsorizuar)