Sporti

Commisso: Kemi 8-10 të prekur, 3 janë të shtruar në spital!

03/18/2020 22:30
nga:M K

Fiorentina është një nga skuadrat më të prekura me koronavirus.

Skuadra nga “Artmio Franchi” që nga përhapja e pandemisë në Itali, kishte rezultuar me disa lojtarë që ishin infektuar, përcjell GazetaBlic.

Së fundi, ka folur edhe kreu i ekipit nga Firenca, Rocco Commisso, i cili në një prononcim për mediat italiane foli edhe për gjendjen e lojtarëve.

“Kemi 3 pjestarë të stafit tonë që po kurohen në spital dhe disa futbollistë që po qëndrojnë dhe po kurohen në shtëpi. Jemi në një periudhë shumë të keqe për shkak të kësaj epidemie, dhe duhet të ndihmojmë ata që janë në radhë të parë dhe që po luftojnë këtë sëmundje”, tha ndër të tjera ai.

/GazetaBlic/

03/14/2020 22:43

Futbollisti i Fiorentinës tregon sesi e zbuloi që ishte infektuar me koronavirus