Sporti

Çollaku, super mbrojtësi i Shkëndijës që synon të luajë për kombëtaren e Kosovës

10/10/2018 18:41
nga:Lorik J

Pozita e qendër mbrojtësit tek kombëtarja e Kosovës është mjaft e ndishme – pasi aty kemi çaluar paksa, deri në vitet e fundit.

Mirëpo Kosova duhet të jetë me fat, pasi shumë talentë të rinj janë duke u zbuluar çdo ditë dhe kjo mund të na ndihmojë edhe më shumë që në të ardhmen të formojmë një ekip edhe më solid, shkruan GazetaBlic

Një nga talentët që mund ta shfrytëzojmë në të ardhmen është edhe Redon Çollaku.

Ai është vetëm 15 vjeçar dhe aktivizohet tek skuadra shqiptare në Maqedoni, KF Shkëndija.

Talenti shqiptar luan në pozitën e qendër mbrojtësit dhe ka shprehur dëshirën që në të ardhmen të bartë fanellën e Kombëtares së Kosovës.

Zyrtarët e FFK-së duhet të monitorojnë lojtarin, pasi Qollaku mbizotëron aftësi të jashtëzakonshme.

Më poshtë keni një video nga aftësitë e Qollakut: