Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, ka thënë se Cole Palmer do të mungojë për gjashtë javët e ardhshme për shkak të një dëmtimi në ijë.
Palmer nuk ka luajtur për Chelsean që kur u detyrua të largohej në humbjen ndaj Manchester United muajin e kaluar, transmeton GazetaBlic Sport.
Kjo do të thotë që lojtari i kombëtares angleze mund të humbasë nëntë ndeshje të tjera për ekipin londinez, përfshirë ndeshjen e rëndësishme jashtë fushe kundër Tottenham Hotspur më 1 nëntor dhe ndeshjen në shtëpi kundër Barcelonës më 25.
/GazetaBlic Sport/


