Cool

“Çohem çdo ditë në 4:30 t’i bëj burrit mëngjesin”, komentuesit “masakrojnë” nusen e re

02/09/2020 10:09
nga:N S

Një grua e re, e cila nuk punon por qëndron në shtëpi për të rritur fëmijët e saj, ka hapur një debat të gjerë në rrjetet sociale. Gruaja tregon se ajo zgjohet çdo mëngjes në orën 4:30 për t’i përegatitur të shoqit mëngjesin.

Brooke Smith, e cila është nënë e katër fëmijëve, nga Brisbane, Australi, ka marrë mjaft kritika, pasi ndau me personat në një grup në Facebook, mënyrën se si jeton. Disa e kanë lavdëruar. Madje, ka pasur edhe nga ata që e kanë cilësuar si inspirues mënyrën se si ajo i bën punët dhe se si e jeton jetën.

Por më të shumtë kanë qenë ata dhe ato përdorues të rrjetit social, të cilët e kanë kritikuar rutinën e saj. Sipas tyre, çdo person në shtëpi duhet të mbajë përgjegjësitë e tij dhe duhet të bëjë punët që i takojnë.

Brooke shpjegoi në një postim në Facebook se ajo nuk shkon të flejë përpara se të mbarojë disa punë të rëndësishme që i bën çdo natë, madje, edhe në rastet kur i duhet të rrijë zgjuar deri në mesnatë.

Ndër të tjera, në postimin e saj shkruhet:

Sigurohem gjithmonë që të kem shkuar në shtrat pasi dreka e të gjithëve të jetë e paketuar, veshjet e tyre të jenë nxjerrë dhe të jenë gati për t’u veshur ditën tjetër, përfshirë edhe të bashkëshortit tim, shtëpia të jetë e pastër dhe pjatalarësja të ketë nisur procesin e saj. Ndonjëherë shtrihem në orën 9 e ndonjëherë në mesnatë, por gjithmonë ngrihem herët (04:30 për t’i përgatitur mëngjesin dhe kafen burrit) për të pasur kohë për pirë një kafe të nxehtë, për të rregulluar flokët dhe për të pasur pak qetësi e për të medituar. Gjithashtu bëj disa ushtrime dhe përgatitem për ditën. Një nënën e gëzuar është e barabartë me një shtëpi të lumtur. Bëjini punët edhe kur nuk keni dëshirë për t’i bërë ato, pasi do të ndiheni të lumtur ditën tjetër”.

Brooke është cilësuar si një “makinë e vajosur mirë” për të bërë punët e shtëpisë dhe tepër e fiksuar pas vendit ku ajo jeton. Bashkëshorti i saj punon 5-6 ditë në javë, në ndërtim, e me sa duket, nuk ka mundësi ta ndihmojë aspak në mirëmbajtjen e shtëpisë.

Një përdorues e lavdëroi Brooke për përpjekjet e saj dhe gjithçka që bën në shtëpi, por shtoi:

“Ju duhet të ndani ngarkesën e punës, veçanërisht kur plakeni. Mësoni fëmijët në mënyrë që ata të dinë si të bëjnë kur të largohen nga shtëpia. Kjo të jep kënaqësi të madhe”.

Por të tjerë u treguan shumë më të ashpër. Një komentuese shkruante:

“Nëna ime e bënte këtë për babanë tim. Babi lindi në 1929 dhe nëna lindi në 1931. Tani është viti 2020. Burri im bën punët e tij, lahet e vishet vet. Fëmijët e mi bëjnë vet mëngjesin e tyre”.