Lajme

Çmimet rriten rreth 4 për qind

12/07/2017 14:52
nga:D.I

Agjencia e Statitsikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Importit për tremujorin e tretë 2017.

ASK njofton se indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit në një mesatare prej 0.8 për qind në tremujorin e tretë, krahasuar me tremujorin e dytë 2017.

Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: produktet bimore 6.7për qind; metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë 3.7 për qind; këpucët 2.2 për qind; tekstili dhe artikujt e tij 2 për qind; shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve 1.3 për qind; produktet minerale 1.1 për qind; letrat dhe artikujt e saj 0.9 për qind; plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre 0.6 për qind; artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani 0.5 për qind dhe artikujt e gurit, llaçit, produktet e keramikës dhe të qelqit 0.5 për qind.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektoreve te: lëkura dhe artikujt e saj -7.3 për qind; artikujt e ndryshëm të prodhuar -2.8 për qind; pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike -1.6 për qind; instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës -1.5 për qind; vajrat ushqyese -1.3 për qind; produktet e industrive kimike -0.2 për qind; druri dhe artikujt e drurit -0.1 për qind dhe mjetet e transportit -0.1 për qind.

Ndërkaq, krahasuar me tremujorin 2016, bëhet e ditur se çmimet e importit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 3.9 për qind.

Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet bimore 18.6 për qind; produktet minerale 10.4 për qind; metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë 10.4 për qind; tekstili dhe artikujt prej tij 4.8 për qind; artikujt e gurit, llaçit, produktet e keramikës dhe të qelqit 4.1 për qind; plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre 3.9 për qind; instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës 3.8 për qind; shtazët e gjalla dhe produktet e tyre 3.6 për qind; druri dhe artikujt prej tij 3.2 për qind; vajrat ushqyese 1.2 për qind; dhe artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani 0.2 për qind.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: lëkura dhe artikujt e saj -3.5 për qind; letra dhe artikujt e saj -3.3 për qind; këpucët -2.9 për qind; artikujt e ndryshëm të prodhuar -2.3 për qind; pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike -2.2 për qind; produktet e industrive kimike -0.9 për qind); dhe mjetet e transportit -0.7 për qind.

12/08/2017 22:07

Çmimet e prodhimit shënojnë rritje