Lajme

Çmimet e derivateve në Kosovë më të ulëta se në rajon, sipas naftëtarëve

01/16/2025 09:44
nga:N K

Çmimet e derivateve kanë shënuar një rritje ditëve të fundit në Kosovë.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, këto rritje janë më të ulëta në rajon.

Aktualisht, çmimi i naftës varion nga 1.25 deri në 1.32 euro për litër, ndërsa benzina shitet nga 1.27 deri në 1.31 euro për litër, ne i kemi çmimet më të ulëta në rajon”.

Në Shqipëri, një litër naftë kushton 1.90 euro, ndërsa benzina është 1.82 euro”, tha ai, në emisonin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Sa i përket arsyeve të rritjes, Berjani sqaroi se nuk ka pasur ndikime politike apo ekonomike në nivel lokal.

Sipas tij, shkaku kryesor është reduktimi i prodhimit nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC).

“Kur prodhimi reduktohet, çmimet automatikisht rriten, dhe kjo po reflekton edhe në Kosovë, megjithëse në nivele të lehta”, shtoi ai.