Showtime

Çmenduri: Reperi Eminem e shet rezidencën e tij të cilën 14 vite më parë e kishte blerë për 4.75 milion dollarë, për një çmim ‘qesharak’!

11/14/2017 16:54
nga:F.B

Ai është një ikonë e repit, i cili vlenë plotë 190 milion dollarë dhe tashmë ka rrëmbyer çmimin e nëntë të tij si më i mir në HipHop të dielën në MTV Europe Music Awards, shkruan GazetaBlic.

Dhe përderisa Eminem kishte për çka të festonte, ai ka marrë një ‘trokitje substanciale’ në shitjen e pasurisë, pasi ai e shiti rezidencën e tij në Detroid për 1.9 milion dollarë përderisa e kishte blerë atë në vlerë 4.75 milion dollarë në vitin 2003, duke humbur kështu 2.85 milion.

Krijuesi i hitit “Lose Yourself”, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Maters, e kishte blerë pronën Rochester Hills, 30 milje në jug të vendlindjes së tij në Detroid, gjatë vitit 2003, shkruan GazetaBlic.

Pasi u shpall fitues i çmimit më i miri në Hip-Hop, ylli e mori fjalën duke u shprehur se ndihej i befasuar që kishte marrë çmimin pasi që kishte heshtur qe një kohë në skenën muzikore.

Ai tha: ‘ Yo, së pari… dua t’ia filloi, s’jam me të vërtetë i sigurt si e mora këtë (çmimin), pasi që nuk kam pas album për disa vite.

‘Epo, e kam një që po vjen, megjithatë’.

Ikona e repit bëri bujë gjatë tetorit, kur e ‘goditi’ me një ‘freestyle’ presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump duke kënduar një ‘beat’ gajtë transmetimit në “BET Hip Hop Awards”. / © GazetaBlic /

11/12/2017 18:52

Eminem dhe Beyonce bashkojnë forcat për ‘Walk On Water’