Sporti

Çmenduri në Brazil, 45 mijë tifozë për një ndeshje të Serisë D

08/20/2019 21:53
nga:M K

Në Brazil janë të dashuruar me futbollin aq sa nuk ka rëndësi se ku luhet dhe për çfarë objektivi luhet pasi tifozët nuk mungojnë asnjëherë në shkallët e stadiumit.

Një ndeshje e kategorisë së 4-t në Brazil po bën xhiron e botës pasi për të parë sfidën mes Manaus dhe Brusque që vlente ngjitjen një kategori më lart, ishin të pranishëm në stadiumin “Arena Amazonia” plot 44 mijë e 896 tifozë.

Sfida u fitua nga Brusque me penallti me këtë fundit që u ngjitën në Serinë C të futbollit brazilian. /TCH/

07/07/2019 12:47

Sonte finalja e “Copa America”, Brazil – Peru