Sporti

I çmenduri Mourinho ka gati ‘bombën’ e merkatos, ofron një mal me para për yllin e Barçës

03/09/2018 14:55
nga:Lorik J

Jose Mourinho po monitoron situatën e mbrojtësit të Barcelonas, Samuel Umtiti, sipas medias spanjolle, Sport.

Umtiti u bashkua me Barcelonën disa vite më parë për 22.5 milionë funte dhe ka një klauzolë lirimi prej 53 milionë funtesh, shkruan GazetaBlic

Francezi po kërkon një kontratë të re në Camp Nou, duke kërkuar një rritje të pagës pas shkëlqimit në sezonin e fundit.

Umtiti është zhvilluar në mënyrë fantastike dhe Manchester United është i interesuar ta sjellë atë në Old Trafford.

Mourinho do të ishte i gatshëm t’i ofrojë Umtitit rreth 9 milion euro në sezon për të transferuar atë në Premier Ligë./GazetaBlic/

12/19/2018 00:26

Historia prekëse: Mamaja rrëfen se si u detyrua ta abortoj bebën 16 javëshe