Cool

‘Çmenduri’ kosovare në autostradë: Vozit 304 km/h, Policia i jep dënim të rëndë

05/20/2019 11:43
nga:Gazeta Blic

Policia e Kosovës ka ndaluar një person pasi me veturën e tij kishte zhvilluar shpejtësi 304 km/h në Autostradën “Ibrahim Rugova”.

“Shoferi i automjetit ka lëvizur me shpejtësi 304 km/h në Autoudhën “Dr.Ibrahim Rugova” në zonën ku shpejtësia është e kufizuar në 100 km/h. Ndaj tij është shqiptuar 300 € gjobë, 3 muaj ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik, si dhe 3 pikë negative”, ka njoftuar policia, shkruan Reporteri.net

Vetëm gjatë javës se kaluar Njësia për Kontroll të Autostradave ka shqiptuar 652 tiketa për tejkalim të shpejtësisë.

Policia tutje ka njoftuar se me këtë veprim rrezikohet jeta e juaj dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik, andaj Policia e Kosovës do të vazhdoj me identifikimin dhe ndëshkimin e shoferëve që nuk respektojnë kufizimin e shpejtësisë.