Sporti

“Çmendet” Tiziano Crudeli, shpërthen pas katër golave të Milanit ndaj Juventusit

07/08/2020 08:44
nga:Lorik J

Skuadra e Milanit dje ka fituar ndeshjen ndaj Juventusit, që u zhvillua në kuadër të Serie A.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 0:0, ndërsa me të filluar pjesa e dytë, Juve realizoi dy gola, fillimisht me Rabiot dhe pastaj me Cristiano Ronaldon, përcjell GazetaBlic.

Megjithatë, Milan nuk u ndal dhe arriti të bëjë të pamundurën. Ibrahimovic, Kessie dhe Leao shënuan tre herë për pesë minuta, ndërsa për të vulosur fitoren e Rossonerëve u përgatit, Ante Rebic – i cili shënoi një super gol pas gabimit të Alex Sandros.

Për këtë rikthim të çmendur të Milanit, reagimi më i mirë vjen nga komentatori zyrtar i klubit, Tiziano Crudeli, i cili nuk mund ti besonte syve për atë se çfarë po sheh…

Ja komentimi i tij: