Sporti

“Çmendet” Roma, ja sa para kërkon për porterin Alisson

02/14/2018 09:07
nga:Y.K

Roma dëshiron ta fusë një klauzolë lirimi prej 90 milionë euro në kontratën e portierit të vet, Alisson Becker, në tentim për ta larguar interesimin e skuadrave të mëdha, raporton Calciomercato.com.

Liverpool dhe Real Madridi kanë shfaqur interesim për Alissonin gjatë verës së kaluar, me thashethemet që kanë qarkulluar se gjiganti spanjoll është i gatshëm t’i derdhë plot 50 milionë euro për të.

Por, Roma është duke tentuar t’ia rrisë në 5 milionë pagën brazilianit nga 1.5 milion sa merr për një sezon.

Po ashtu, gjiganti italian do ta fusë një klauzolë prej 90 milionë euro e cila vlen për klubet jashtë Serie A, që duan ta blejnë Alissonin.

 

 

02/17/2018 17:11

Udinese – Roma, kjo është nota e Behramit (FOTO)