Sporti

“Çmendet” Florentino Perez, ka gati 500 milionë euro për tre super-yje

03/28/2019 09:44
nga:M K

Eliminimi në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Spanjës, si dhe gjasat minimale për të triumfuar në La Liga, kanë detyruar Florentino Perez’in që t’i përvjel mëngët.

Presidenti i klubit mbretëror qysh tani ka filluar të “peshkojë” për futbollistët që potencialisht gjatë afatit kalimtar të verës mund të cilësohen si galaktikë, shkruan GazetaBlic.

Madje, Perez është gati ta “thyejë” bankën, pasi planifikon të shpenzojë hiç më pak se 500 milionë euro për t’i transferuar në Santiago Bernabeo tre super-yje të futbollit botëror.

Fjala është për Kylian Mbappe, Eden Hazard dhe Paul Pogba. Tre të lartëcekurit nuk janë të sigurtë sa i përket të ardhmes së tyre, pasi tash e një kohë të gjatë, emrat e tyre po lëkunden si opsionet me gjasa më të mëdha për të ndryshuar ambient.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në afatin kalimtar të verës, kurse ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

06/20/2019 17:20

U përjashtua pas vendimit të Veselit, Mustafa: PDK u çlirua nga ankthi i njerëzve të paprekshëm