Sporti

“Çmendet” Evertoni, transferon edhe mbrojtësin e Chelseat

08/09/2018 22:08
nga:M K

Ka qenë skuadra më aktive e kësaj merkatoje në Premier Ligë.

Fjala është për klubin e kaltër nga “Merseyside”, cili nuk po ndalet me transferime, shkruan GazetaBlic.

Ekipi nga qyteti i Liverpoolit, ka regjistruar tre zyrtarizime të mëdha në ditën e fundit të merkatos. Bernard nga Shakhtar Donetsk, Yerry Mina nga Barcelona prej nga ku erdhi edhe Andre Gomes, e bëjnë Evertonin njërën prej më të përforcuarëve në këtë afat kalimtar.

Mirëpo lajmet e mira për tifozët e saj nuk po ndalen. Siç raportojnë mediat britanike, mbrojtësi i Chelseat, Kourt Zooma po kryen testet mjekësore dhe shumë shpejt mund të djersitë fanellën e tyre.

Orëve të ardhshme pritet të mësohet gjithçka.

/GazetaBlic/

08/11/2018 20:24

Drama në Molineaux, mbyllet me barazim