Sporti

Çmendet Barcelona, ofron Coutinhon plus 150 milionë euro për yllin e PSG-së

12/23/2018 09:37
nga:M K

Barcelona nuk e ka ndërmend të ndalet.

Kampuinët aktual spanjoll po synojnë edhe më tutje lojtar të mëdhenj, në mënyrë që të jenë konkurrent në të tri kompeticionet e rëndësishme ku po merr pjesë, shkruan GazetaBlic.

Madje drejtuesit e ‘blaugranas’ po mendojnë një ofertë të çmendur që tashmë po qarkullon si ide. Ata janë të gatshëm që të ofrojnë Coutinhon plus 150 milionë euro për Kylian Mbappe.

Ky i fundit llogaritet si njëri prej futbollistëve më të mirë në botë, ani pse veç para disa dite ka mbushur të 20-tat.

Kjo është një ofertë që duket e parezistueshme për ‘parisienët’, andaj mbetet të shihet nëse do të ketë diçka më konkrete në mini-afatin kalimtar të Janarit.

/GazetaBlic/

01/23/2019 23:29

Barcelona “kapitulon” në Sánchez Pizjuán, buzë eliminimit nga “Copa Del Rey”