Sporti

Club Brugge shkarkon trajnerin 48 orë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve me Arsenalin

12/08/2025 23:18
nga:Lorik J

Gjigantët belgë Club Brugge kanë njoftuar shkarkimin surprizë të trajnerit Nicky Heynen vetëm 48 orë para se të presin Arsenalin në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Lajmi për ndryshimin e trajnerit erdhi si rrufe në qiell të hapur. Heynen, i cili u emërua trajner në qershor 2024 pas një periudhe të suksesshme si trajner i përkohshëm, është shkarkuar për shkak të rezultateve të dobëta.

Ivan Leko do të marrë drejtimin e klubit, në atë që është një rikthim i mirëpritur në klub.

/GazetaBlic Sport