Lajme

Çka thotë Kushtetuta: Kur duhet të mbahet seanca për mocionin e votëbesimin ndaj Qeverisë Kurti

03/20/2020 17:01
nga:Gazeta Blic

Para pak minutash është dorëzaur në Kuvend mocioni i inicuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për votëbesimin ndaj Qeverisë Kurti, raporton Gazeta Blic.

Mirëpo, çka parasheh Kushtetuta e Kosovës, për kohën e mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme.

Kushtetuta dhe Rregullorja e Punës së Kuvendit e parashohin që: Mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditës të Kuvendit, jo më vonë se pesë (5) ditë e as më herët se dy (2) ditë nga data e parashtrimit të tij.

Bazuar në këto dokumente seanca për votimin e rrëzimit të Qeverisë Kurti mund të mbahet të hënën, ose më së largu të mërkurën e javës së ardhshme.

Ndryshe, para pak minutash Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dorëzuar në Kuvend mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë Kurti.

 Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazeta Blic brenda LDK-së.

Sipas këtyre burimeve, mocioni zyrtarisht në Kuvend është dorëzuar para pak minutash.

Ndërkohë, që Gazeta Blic merr vesh se këtë mocion e kanë nënshkruar 46 deputetë.

Ndryshe katër deputet të LDK kanë qenë kundër mocionit të Mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, deputetët Haxhi Avdyli, Ardian Shala, Saranda Musliu janë disa nga ata që kanë dal kundër vendimit të Kyresisë së LDK për mocion të Mosbesimit.

Në media është raportuar se edhe deputeti Fatmir Rexhepi nuk do ta votoj rrëzimin e Qeverisë Kurti.

LDK e dorëzon mocionin në Kuvend

05/31/2020 13:12

Albin Kurti: Këto janë 6 vendimet që i morëm