Lajme

Çka po paralajmëron LDK-ja, Qeveri Teknike, koalicion të ri…?! Isa Mustafa thotë se interesi i Kosovës, kapërcen çdo interes tjetër!

08/07/2019 14:59
nga:Gazeta Blic

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpërndarë një deklaratë të liderit të saj, Isa Mustafa, ku thuhet se interesi i Kosovës, kapërcen çdo interes tjetër.

“Interesi i Kosovës kapërcen çdo interes tjetër. LDK do të vazhdojë rrugën e shtetndërtimit të Kosovës për të përmbushur interesat e vendit dhe qytetarëve tonë✌🏻 – Isa Mustafa”, citon kreun e saj, faqja zyrtare e LDK-së në Facbook.

Edhe pse në këtë deklaratë të shkurtër nuk jepen sqarime për çfarë interesi bëhet fjalë, në opinion tash e sa kohë po flitet për një qeveri teknike, ku pjesë e saj mund të jetë LDK, raporton Gazeta Blic.

Madje, ai para disa ditësh kishte një takim edhe me ambasadorin amerikan, Kossnet, mirëpo që nuk u tha të paktën publikisht, nëse u diskutua mundësia e një qeverie të re, pa zgjedhje.

Ndërkaq, vetë Mustafa ditën kur Kryesia e Kuvendit vendosi që seanca për shpërndarje të mbahet me 22 gusht, pas komenteve nga analistët politik se LDK, mund të hyjë në një Qeveri pa zgjedhje, kishte reaguar ashpër.

Ai tha se në asnjë mënyrë nuk hyjnë në një qeveri pa zgjedhje.

“E konsideroj të arsyeshëm dhe të peshuar mirë vendimin e Kryesisë së Kuvendit për të caktuar më 22 gusht seancën për shpërndarjen e Kuvendit. Seanca nuk duhet të dështojë për mungesë të deputetëve ose të shumicës prej 2/3.  Zgjedhjet organizohen për t’ua mundësuar qytetarëve të shprehin masivisht vullnetin politik e jo për inat të njëritjetrit. Prandaj nuk është e arsyeshme të ndodhin në kohë pushimesh. Sa i përket blerjes së kohës për të arnuar qeveri me PDK-në, siç po tentojnë ta komentojnë disa, u them se për LDK-në “kësaj pune i ka dekë nëna”. Të mos i maltretojmë qytetarët me teori konspirative, por ti ftojmë të bëhemi gati për zgjedhjet e shtatorit. IM”, kishte shkruar Isa Mustafa.

Ndërkaq, analisti politik, Astrit Gashi kishte paralajmëruar se mund të ketë një qeveri pa zgjedhje.

“Shtyerja e shperberjes se Kuvendit deri me 22 gusht, ka per qellim qe te krijohet kohe per marreveshje per nje qeveri te re pa zgjedhje. Ka informata se tashme njerezit e Presidentit i kane ofruar LDK’se madje edhe nje Qeveri pa PDK’ne, por edhe pa VV’ne. Oferta pra nenkupton krijimin e nje qeverie paterice te Presidentit Thaci ne negociatat me Serbine.
Personalisht nuk e besoj qe LDK, qe vazhdon te del e para neper sondazhe, do te pranoj te beje kete akt solemn te “harakirit”. Mendoj se nje gabim te tille, por me pak solemn nuk do te bejne as NISMA dhe PSD. Kjo mendoj- ne kete raste eshte ma shume shpresoj. Mire eshte ma u mate, e tani me u lidhe!”, kishte shkruar Gashi.

Ndryshe, LDK pritet që nga ora 16 e 30 të filloj mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku tema kyçe do të jetë përgatitja për zgjedhje të reja.

Sidoqftë, është raportuar se Hashim Thaçi dhe PDK nuk po duan zgjedhje të reja.

Ata janë në përpjekje të vazhdueshme për krijimin e një qeveri të re, vetëm e vetëm që vendi të mos shkoj në zgjedhje dhe të mos ndërpriten bisedimet me Serbinë./ Gazeta Blic

Ismet Beqiri: Ja për çka do të flasim sot, në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm!

08/19/2019 01:58

Aksident tjetër me fatalitet