BLIC.TV

Çka po ndodhë me vendimin për shtyerjen e kredive për kosovarët?

10/09/2020 20:54
nga:F K

Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Nehat Kryeziu, thotë se vendimi i para disa muajsh për shtyerjen e pagesave për këstet e kredisë, ka qenë shumë konfuz.

Në “Expose”, Kryeziu thekson se fajin për këtë e ka Banka Qendrore, për shkak që sipas tij, nuk i njoftoi në mënyrë të saktë kredimarrësit për procedurat e shtyerjen dhe kthimin e kredive në periudhën tremujore.

“Pandemia e ka bërë punën e vetë edhe në ekonomi. Pra, efektet negative në ekonomi kanë ndodhur edhe për shkak që nuk ka pasur ndonjë informatë të mirëfilltë prej organeve tjera që është dashur t’i shpalosin për publikun. Faktikisht ka pasur një konfuzitet në kuptimin e asaj që Qeveria bashkë me BQK-në dhe bankat kanë marrë qëndrim për shtyerjen e kësteve të kredisë. Në këtë drejtim Qeveria dhe BQK është dashur që ta edukojë publikun për shkak se në kohën e krizave të mëdha, përfshirë edhe krizën madhore ose ndikimin e koronavirusit në ekonomi, është dashur të informohet publiku me efektet e kësaj mase”, ka thënë ndër të tjera Kryeziu./GazetaBlic

🔴 Expose – Hajnia e bankave në kohë pandemie – 09.10.2020

Besnik Bislimi, zbulon marrëveshjen me Bankat për shtyrjen e kredive!

Publiée par GazetaBlic sur Vendredi 9 octobre 2020