BLIC.TV

Çka po ndodhë me PSD-në?! Tregon Natyra Kuçi!

11/22/2019 22:48
nga:Gazeta Blic

Kandidatja për deputete nga Partia Socialdemokrate, Natyra Kuçi në emisionin “Blic Interview” me Astrit Gashi, duke e komentuar humbjen e PSD-së dhe të Shpend Ahmetit në zgjedhjet e 8 tetorit në Prishtinë, tha se këto dy gara dallojnë.

Sipas saj, ka një dallim shumë të madh ndërmjet zgjedhjeve lokale dhe atyre qendrore.

“Në zgjedhjet lokale, kurdo që mbahen do ta shohim se sa mirë do të dalë PSD qoftë në Prishtinë, ose në Kamenicë apo në ndonjë komunë tjetër”,  ka theksuar ajo, raporton Gazeta Blic.

Sipas Kuçit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka qenë parti tepër korrekte gjatë zgjedhjeve të fundit.

Ajo ka theksuar se ka vullnet brenda PSD-së që të vazhdohet tutje, dhe që të ketë një riprofilizim të kësaj partie.

Sipas saj, ka diskutime se si të vazhdohet tutje, pas këtij rezultati që doli nga zgjedhjet e 6 tetorit.

“Sfidë shumë e madhe do të jetë mbetja jashtë Kuvendit, e kësisoj edhe mbetja pa fonde”, tha ajo, duke shtuar se më e rëndësishmja është që të kesh besim dhe vullnet.

Ajo ka shprehur bindjen e saj se PSD do të vazhdojë të jetë një parti shumë active, përkundër që është jashtë Kuvendit.