Showtime

Çka po ndodhë me estradën shqiptare, deri dje u rrahën e u fyen si mos më keq, sot e komentojnë për mirë njëri-tjetrin!

11/22/2017 16:28
nga:F.B

Kudo në botë yjet nuk është se gjithmonë kanë shkuar mirë mes vete, shkruan GazetaBlic.

E kështu ka ndodhur edhe me yjet e estradës shqiptare, që dikur nuk lanë asgjë pa thënë për njëri-tjetrin, e sot e komentojnë e përkrahin ata, thua ti se nuk ka pasur asgjë mes tyre.

Natyrisht që një gjë e tillë sa është e çuditshme, është edhe e mirë. Një fjalë e urtë thotë: “Të falësh do të thotë ta harrosh, edhe pse të kujtohet!”. E me sa duket shumë këngëtar e kanë treguar këtë, shkruan GazetaBlic.

Sot kur u publikua kënga e reperit Ledri Vula që është bashkëpunim me Noizy-n nga grupi OTR, e ka treguar se këta të dy kanë aftësinë e të falurit, pavarësisht asaj se ishin fyer si mos më keq mes vete.

Madje i kishin kënduar edhe këngë njëri-tjetrit, aty ku e quajtën njëri-tjetrin, edhe ‘pederasta’ e edhe i prekën aty ku nuk duhet, sidomos Noizy, i cili Ledrin e kishte quajtur “Ledri Gaga”, e i kishte thënë “Gruan tonde e ka nxon* krejt estrada”, duke aluduar kështu në Dafina Zeqirin e cila ishte e dashura e Ledrit për një kohë.

Madje edhe Dafina Zeqiri, pavarësisht këtyre fjalëve, e kishte falur atë, ndodhta nuk e ka bërë me plotë zemër, por në publik po shfaqen si shokë të mirë.

E kur është fjala te Dafina Zeqiri, kjo e fundit njihet për mesazhet e saja fyese që i ishte drejtuar ndaj Altuna Sejdiut, e të cilat ishin publikuar si audio në kanalin YouTube, duke bërë bujë. U fol e u stërpërfol qe një kohë, por tash me sa duket, është Dafina e cila nuk lë foto në instagram të Tunës, që nuk  i komenton për mirë, shkruan GazetaBlic.

Në anën tjetër, ngjarja që bëri bujën më të madhe është rrahja e këngëtareve Leonora Jakupi e Adelina Ismajli, ngjarje kjo edhe pse ka kohë që ka ndodhë është kthyer përsëri si temë në portalet shqiptare. Krejt kjo ka ardhur kur Jakupi, në një intervistë të shkurtër në emisionin “Mirage”, kishte thënë se do të bënte duet me Adelina Ismajlin, për shumë arsye.

Edhe Gold AG dhe grupi ‘Baba Stars’ njihen si rival të fortë mes vete, që nuk kursyen ‘fjalët me bisht’ për njëri-tjetrin. Sot ata janë shokë mes vete, duke e lënë rivalitetin anash, e duke u fotografuar bashkë edhe nëpër koncerte të ndryshme.

Në Foto: Onat, Gold AG, dhe Getoar Selimi

 

Aftësia e të falurit, është privilegj i të fortit, e të dobëtit nuk falin kurrë – kjo thënie e përmbyllë gjithë atë që duam të themi. Kemi një estradë me privilegj, që pavarësisht gjithçkaje kanë treguar veten se janë të fortë e dinë të falin. / © GazetaBlic /

12/16/2017 19:16

‘Shih ti kishe’ e Agonit dhe Cozman ‘diss’ edhe për Ledrin?!