Showtime

Çka po ndodh me fytyrën e “Sheherzades”?

07/11/2019 14:52
nga:Natyra

Berguzar Korel është ndër aktoret e njohura dhe mjaft të dashura për publikun, përfshirë edhe publikun shqiptar.

Ajo te ne është bërë e njohur nga roli i “Sheherzades” nga seriali “100 e një netë”.

Duke qenë se aktorja ka numër të madh të fansave në mbarë botën, ajo mundohet të jetë afër tyre përmes rrjeteve sociale.

Sot, për 1 milion ndjekësit e saj në instagram, aktorja publikoi një fotografi, në të cilën shihet e skuqur dhe paksa e djegur në fytyrë, shkruan rtv21.tv

Me gjasë aktorja është në pushime dhe ka dashur të ndajë një imazh për ndjekësit e shumtë.

Si çdoherë, Berguzar shihet e buzëqeshur.