Showtime

Çka po ndodh me bashkëshortin e Adelina Tahirit?

04/22/2020 12:53
nga:N S

Këngëtarja, Adelina Tahiri tashmë ka mbetur e izoluar në shtëpi me familjen e saj.

Përhapja e virusit covid-19-të, ka bllokuar gjithë njerëzimin ku secili po qëndron në shtëpi, shkruan portali GazetaBlic.

Edhe artistat tanë, po respektojnë vendimin e Qeverisë në detyrë duke qëndruar brenda me familjarët e tyre por në të njëjtën kohë duke mbrojtur edhe shëndetin e tyre. Artistja, Adelina Tahiri me postimet në Instagram po tregon se është në shtëpi bashkë me familjen, nuk ka shumë ditë që e festoi edhe ditëlindjen.

Së fundi, ka publikuar një imazh të burrit, Serjozha Markov si rrallë herë pasi që nuk poston foto të tij në storien e saj. Për dallim nga herët e kaluara   ajo ka marrë vëmendje me këtë postim se nuk e ka bërë më parë. Po ashtu, në postimet paraprake që i ka bërë burrit të saj, ai ka qenë më ndryshe dhe tani siç po shihet në fotografi ka rënë në peshë. Këngëtarja i ka vendosur edhe filter të snapchatit, mbase për shkak të filterit po duket më dobët.

Ndryshe, Adelina Tahiri për media ka thënë se është e lumtur me bashkëshortin e saj edhe pse është më në moshë se ajo.

/GazetaBlic/

 

06/03/2020 13:20

Ndryshimi drastik që Adelina Tahiri ka pësuar në peshë, nuk njiihet