Lajme

Çka në të vërtetë po kërkon Vetëvendosje?!

12/02/2019 16:09
nga:Gazeta Blic

Propozimi që e ka dhënë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa që LDK pos kryetarit të Kuvendit, t’i ketë edhe 6 ministri deri në zgjedhjen e presidentit, nuk është pranuar nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurtit.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, Albin Kurti ka kërkuar që ministritë të ndahen 5 me 5, si dhe kryetari i Kuvendit t’i takoj LDK-së.

Sipas këtyre burimeve të afërta me takimin e dy liderëve, propozimi i VV-së është që pas zgjedhjes së presidentit nga LDK, atëherë Vetëvendosje të ketë 6 ministri, derisa 4 të tjera t’i takojnë partisë së drejtuar nga Isa Mustafa.

Gazeta Blic më herët raportoi se ka marrë vesh se ka mospajtime në ndarjen e posteve.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, LDK i ka kërkuar VV-së që të marrë 6 ministri dhe kryetarin e Kuvendit, si dhe të potencohet në marrëveshje edhe posti i presidentit.

Mirëpo, në momentin që LDK edhe zyrtarisht e zgjedh kryetarin e saj  në krye të Presidencës, atëherë do t’ia lëshoj VV-së një ministri, duke shkuar numri i ministrive në 5 me 5.

“LDK po i do 6 ministri. Në momentin që Isa Mustafa zgjedhet president, atëherë LDK do t’ia lëshoj një ministri Vetëvendosjes, duke pasur dy partitë numër të barabartë të ministrive”, tha ky burim.

Mirëpo, siç mëson Gazeta Blic, lideri i Vetëvendosjes nuk është pajtuar me këtë kusht, prandaj edhe dy liderët kanë shkuar në pauzë, me ç’rast janë konsultuar edhe me zyrtarët e lartë të partive përkatëse.

Ndryshe, para pak minutash ka rifilluar takimi ndërmjet dy liderëve.

Lajmi i fundit: LDK i kërkon 6 ministri, kur ta marrë postin e presidentit, do t’ia lëshoj njërën ministri VV-së