Lajme

Çka kishte thënë Remi për Gjykatën Speciale tri vjet më parë?

12/06/2018 22:36
nga:M H

Ish komandanti i UÇK’së ,Rrustem Mustafa – Remi ka pranuar ftesën për të dëshmuar në Gjykatën Speciale me datë 14 janar.

Remi, vite më pare kishte shkruar se Gjykata Speciale do të merret më shumë me krimin e organizuar të pasluftës dhe me krimet ekonomike se sa me luftën e pastër të UÇK’së.

“Gjykata Speciale do të ketë punë më shumë me krimin e organizuar sidomos atë ekonomik i cili ka bllokuar proceset zhvillimore në vend”, ka shkruar Remi.

Lexojeni të plotë reagimin:

Specialja përtej pretendimeve të periudhës së luftës!
Gjykata Speciale do të përfundojë shpejt me të përfolurat apo pretendimet e kohës së luftës, për udhëheqësit e luftës për liri.
Në Kosovë, nga ana jonë nuk ka ekzistuar asnjë plan për krime lufte.
Bota demokratike e di këtë.
Gabime individësh ndodhin kudo, por rruga e vetme që këto gabime të trajtohen si të tilla është një vendim kredibil gjyqësor nga një gjykatë kredibile.
Nga ky proces nuk demtohet askush,
UÇK – ja, JO,JO e JO.
Gjykata Speciale do të ketë punë më shumë me krimin e organizuar sidomos atë ekonomik i cili ka bllokuar proceset zhvillimore në vend.
Duke lejuar mundësi, janë përdorur mekanizmat e shtetit për të krijuar kapital të madh në duar të njerëzve jo meritor, monopole të cilat kanë deformuar tregun dhe kanë dëmtuar iniciativën e lirë.
Ligjshmëria duhet të shtrihet në vendin tonë dhe kjo nuk mund të bëhet pa veprimin e një mekanizmi gjyqësor të modelit perëndimor.
Unë besoj se kjo do të ndodhë, pra, do t’i hapet rruga zhvillimit të vendit dhe perspektivës për qytetarët tanë.

Gusht 2015