Lajme

Çka kishte thënë Isa Mustafa më 2015 për FSK-në, në veri?

02/26/2020 15:38
nga:A. R.

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në vitin 2015, kishte deklaruar atë që thuhet në letërkëmbimin ndërmjet ish-kryeministrit Hashim Thaçit dhe ish-sekretarin e NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ku thuhet se FSK-ja nuk mund të shkojë në veri pa lejen e NATO-s.

“Është një pajtueshmëri me Aleancën Veri-Atlantike që në veri të vendit të mos shkohet pa marrëveshje me ta. Në çdo rast kur duhet të shkohet, kjo duhet të bëhet në pajtueshmëri me ta. NATO-ja nuk ka asgjë kundër që ne të themelojmë Forcat e Armatosura, por çdo gjë të bëhet në pajtueshmëri”, kishte thënë ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa më 2015.

Ndërsa sot, kryeministri Albin Kurti, i cili kohë më parë kishte nënshkruar marrëveshjen qeverisëse me Isa Mustafën e LDK-së ka denoncuar këtë letër-këmbim, duke kërkuar nga organet e drejtësisë të ndjekin të gjithë ata që e kanë nënshkruar.

Kurti ka thënë se nuk është në dijeni se Mustafa dhe Haradinaj kanë miratuar një letër-këmbim të tillë.

Por me këtë deklaratë të Mustafës dëshmohet që ai kishte miratuar letërkëmbimin.

Gjatë ditës në media ka qarkulluar edhe një letër e ish-kryeministrit, Ramush Haradinajt, me të cilën ai kishte pranuar këtë letër-këmbim.

03/30/2020 16:10

PDK tregon nëse kanë pranuar ftesë nga presidenti për takim