Emocionet e Kampionatit Evropian Euro 2024 janë çdo ditë e më afër.
Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse për herë të dytë në histori të saj si Kombëtare në Kampionate Evropiane dhe do të kenë punë të vështirë në fazën e grupeve aty ku në grupin që është cilësuar si “i vdekjes” do të ballafaqohet me skuadra si, Spanja, Italia dhe Kroacia.
Një nga themeluesit e grupit zyrtar të tifozëve të Shqipërisë “Tifozat Kuq e Zi” është edhe ish deputeti, Fisnik Ismaili.
Ismaili në një intervistë për GazetaBlic ka rrëfyer me nostalgji fillet e fillimit të tifogrupit “Tifozat Kuq e Zi”.
“E kam këqyr Shqipërinë kur humbnim gjithmonë me ZERO. Më kujtohet pas lufte në vitin 2001, 2002 në Tiranë na këqyrshin ‘sehri’, thojshin kush janë këta 15 veta. Ata na këqyrshin: “Çka erdhën këta me na bo zhurmë?”, tha fillimisht Ismaili për GazetaBlic Sport.
Ismaili tregoi edhe emocionet e tij si tifoz i Shqipërisë ndër vite, ku nuk i harroi as kohët e vështira kur Shqipëria ishte ekip inferior dhe nuk arrinte as të shënonte në portat e kundërshtarëve.
“Gati 10 vjet unë që e pata shiku Shqipërinë, asnjë gol se ka realizu, tash imagjino me shku nëpër stadiume të Europës edhe me humb. Fitorja ndaj Rusisë, momenti i paharrueshëm për mua”.
Për më shumë shikoni intervistën e plotë:
/GazetaBlic Sport.