Lajme

Çka duhet të bëni nëse jeni RH negativ?

09/23/2024 09:56
nga:G C

*Në fillim të shtatzënisë së parë çdo grua duhet të kryej një test gjaku që e tregon grupin e gjakut dhe rhezusin.

*Rreth 15 përqind e njerëzve në botë mendohet se kanë grup gjaku me rhezus negativ.

*Nëse shtatzëna është Rh negativ, babai Rh pozitiv, ndërsa foshnja trashëgon Rh faktorin pozitiv, atëherë duhet të ndërmirren masa paraprake.

*Nuk ka rrezik nëse foshnja trashëgon nga nëna Rh faktorin negativ, nëse dy prindërit janë Rh negativ, si dhe nëse janë Rh pozitiv.

*Kur një grua me gjak Rh-negativ në shtatzëni ka një fëmijë me gjak Rh-pozitiv, trupi i saj fillon e mbrohet kur gjaku përzihet.

*Në fakt, trupi i nënës e njeh gjakun e foshnjës si të huaj dhe prodhon antitrupa anti-Rh kundër tij.

*Shqetësimi nuk duhet të ekzistoj sepse me zhvillimin e shkencës rreziqet e problemeve shëndetësore te fëmija i cili ka grup gjaku me rh faktor pozitiv dhe lindet nga nëna me faktor rh negativ eliminohen nëse nëna e merr imunoglobulinën rh.

*Kjo immunoglobulinë zakonisht merret në javën e 28 por ju gjithmonë duhet të jeni në konsultim të vazhdueshëm me mjekun tuaj gjinekolog.

*Në spitalin ‘’FATI IM’’, ju mirëpresin mjekët e dëshmuar gjinekolog. SPITALI “FATI IM “, ATY KU MREKULLIA FILLON!

📞 045322250 📞 048322250 📞 038600505