Lajme

Çka duhet të bëjë Albin Kurti për uljen e tensioneve në veri? Ky është propozimi i njohësit të zhvillimeve politike

09/24/2021 15:22
nga:M K

Sipas njohësit të zhvilimeve politike në vend, Ehat Miftaraj, ekzistojnë katër pika për tejkalimin e situatës në veri.

Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Miftaraj ka propozuar që më shumë kompetenca t’u jepen KFOR-it, në mënyrë që të kujdesen për serbët e veriut, që sipas Miftarajt janë humbësit më të mëdhenj të politikave të Vuçiqit, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Hapat per uljen e tensioneve ne veri te Republikes se Kosoves:
1. Kryeministri Kurti takon komandantin e KFOR-it dhe i kerkon qe ne pajtim me marrreveshjen Kosove-NATO, KFOR te marr persiper ruajtjen e sigurise ne afersi te pikes kufitare ne Jarinje. KFOR te kete prezence te shtuar ne pikat kufitare dhe te kujdeset per sigurine e doganiereve dhe policeve te rregullte ne veri te Republikes.
2. Trupat e Njesise Speciale te Policise se Kosoves te kthehen ne Prishtine, pasi e kane perfunduar me sukses misionin qe iu eshte kerkuar.
3. Marreveshja per targat vazhdon te zbatohet, ne pajtim me vendimin e qeverise se Republikes se Kosoves.
4. KFOR po ashtu te sigurohet qe te gjitha rruget ne veriun e Republikes te jene te hapura per qytetaret, me theks te veçante serbet, te cilet jane viktimat kryesore te politikave ditore te Presidentit Vuçiq dhe grupeve kriminale ne ate pjese te Republikes se Kosoves.

/GazetaBlic/