Ngjarjet e datës 2 tetor 2023.
Në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon sot nga ora 09.30 procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala.(Hagë, ora 09:30)
Me rastin e muajit tetor, muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, Ministria e Shëndetësisë lanson fushatën ndërgjegjësuese me moton:“Zbulimi i hershëm, shpëton jetë”. Marrin pjesë: kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetesisë Arben Vitia etj. (Salla e IKShPK-së, 09:00)
Në Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë raporton Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Petrit Ajeti. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime (SIT), mban debatin “Angazhimi i burrave dhe djemve për barazi gjinore” në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Dhunës. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Kino “Armata”, Prishtinë, ora 10:00)
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ju fton në takimin e radhës të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, ministritë e linjës dhe Kryetarët e Komunave.( Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 10:00)
Mbahet ceremonia formale e kalimit të përgjegjësisë së rektorit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, nga Prof. Dr. Bajram Kosumi, rektor, te Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, rektor i zgjedhur, i cili e fillon mandatin më 1 tetor 2023. (Universiteti Publik “Kadri Zeka”, Gjilan, ora 10:30)
Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje diskuton për planin e veprimit të Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)
Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhës. Në rend dite një varg pikash. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)
Referuar situatës me tekstet shkollore dhe mbarëvajtjes së procesit mësimor si konsekuencë e vendimit të MAShTI për ndryshimin e procesit për furnizimin me tekstet shkollore, ETEA organizon konferencë për media(Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, lagjja “Dardania”, ora 14:30)


