Lajme

Çka do të ndodhë sot në Kosovë

04/20/2021 07:10
nga:Q R

Ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme, përcjell GazetaBlic.

10:00Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

10:00Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton miratimi e fushëveprimit të Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

10:00Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimin e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

10:00Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) organizon tryezën virtuale përmes platformës “Zoom”, në të cilën do të prezantohet raporti hulumtues me temën “Trajtimi i vrasjeve në Kosovë: Politika e ndjekjes dhe gjykimit në rastet e vrasjeve”. (Platforma Zoom)

10:30Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz do të bëjnë shpërndarjen e pajisjeve për 5 biznese përfituese. (Shtëpia e Bardhë)

11:00Kryesia e Kuvendit mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës – Salla C-301)

11:00TIKA shpërndan pako ushqimore dhe higjenike për familjet në nevojë. Merr pjesë edhe Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini. (Palestra Sportive ” Shani Nushi”, Gjakovë)

13:00Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban tryezën e diskutimit me temë: “Sundimi i ligjit në Kosovë”, Cilat janë prioritetet e qeverisë së re?”. Merr pjesë, Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

14:00TIKA shpërndan pako ushqimore dhe higjenike për familjet në nevojë. Merr pjesë edhe Nënkryetari i Komunës së Istogut Agim Ademaj. (Shtëpia e Kulturës, Istog)

LEXO EDHE:

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës