Lajme

Çka do të ndodhë nesër në Kosovë!

07/04/2020 23:38
nga:A. R.

Nesër, më 5 korrik kryeministri Avdullah Hoti do të pret në takim drejtuesit e institucioneve shëndetësore.

Ndërkohë është paralajmëruar se edhe ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi do të zhvillojë disa aktivitete në rajonin e Pejës.

Njoftimi i plotë për datën 5 korrik:

Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim drejtuesit e institucioneve shëndetësore. Pas takimit do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi zhvillon disa aktivitete në rajonin e Pejës.

Kjo është agjenda:

13.00 – në fshatin Novosellë, Inspektim i investimit në fushën e futbollit

13.30 – vizite te shpella “Bukuroshja e Fjetun”, promovim i turizmit kulturor

15.30 – Gara ndërkombëtare e automobilizimit “Kulla 2020”