Sporti

City ofron 53 milionë euro për lojtarin e Shkhtar Donetsk

01/13/2018 10:40
nga:Y.K

Manchester City nuk ka të ndalur me shpenzimin e milionave, këtë herë në radarët e Manchester Cityt është mesfushori i Shakhtar Donetsk, Fred.

Braziliani 24 vjeçar është mesfushor me tipare mbrojtëse dhe ka shpërthyer këtë sezon me klubin ukrainas.

Këto paraqitje të mira kanë rënë në sy të Pep Guardiolës, që është gjithmonë në kërkim të lojtarëve me potencial të lartë.

Ukrainasit vështirë që të privohen nga shërbimet e tij që në janar, por në verë janë të hapur për të dëgjuar ofertat.

‘Qytetarët’ kanë bërë një ofertë prej 53 milion euroshe.

01/15/2018 09:11

Pasi u mposht nga Liverpoool, Guardiola e kërkon këtë super sulmues