Sporti

City nuk ka të ndalur, Mourinho ia ka frikën

11/09/2018 18:12
nga:I S

Trajneri i ‘Djajve të Kuq’ Mourinho, e pranon se suksesi i Manchester Cityt është i pandalshëm, dhe se në ndeshjen e fundjavës do ta kenë të vështirë fitoren.

City është akuzuar se nuk  përmbushur rregullat financave për transfer të paligjshëm Mourinho i zgjodhi me kujdes fjalët e tij për këtë çështje, shkruan GazetaBlic.

“Është e vështirë që të përgjigjem pasi unë fokusohem te puna ime,” tregon Mourinho.

“Nëse doni të flisni për potencialin në futboll, mund të flasim dhe potenciali në futboll nis me investime.

“Më pas, është cilësia e punës së bërë, e organizimit. Mendoj se në këtë aspekt janë të paprekshëm, por çfarë bëhet në prapaskena nuk e di dhe më duhet flas vetëm për futbollin.

“Nuk duhet të bëjmë llogari, por të fokusohemi vetëm te ndeshja. Dua ta luaj si një ndeshje të izoluar, pa menduar për renditjen.”përfundoi tekniku i United.

/GazetaBlic/