Geek

Citroeni 33-vjeçar ka kaluar vetëm 34,000 kilometra, duket sikur ka dalë nga fabrika

05/28/2020 20:51
nga:N S

Në kërkim të Oldtimer-ve gjithnjë e më tërheqës, këtë herë do paraqitet një makinë “franceze”.

Bëhet fjalë për një Citroën Visa (1978-1988), një makinë që dikur ishte e popullarizuar edhe në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Makinë në fjalë gjendet në Gjermani dhe po garon për titullin e automobilit më të ruajtur.

Pronari e ka në posedim atë që nga 3 shkurti i 1987-ës dhe, që prej asaj kohe, ai ka përshkuar me të vetëm 34,000 kilometra.

Siç shihet edhe në fotografi, makina është në gjendje të përsosur, e gjendur rregullisht në një garazh, me të gjitha pjesët mekanike pa iu përfshirë nga korrozioni.