Showtime

‘Citi’ e pranon. ‘Çmendem’ pas Xhesikës!

09/22/2018 21:26
nga:M K

Aktori i njohur, Edon Bërveniku, ka qenë i ftuar këtë javë në intervistën më të shkurtër 60 sekondëshe të emisionit “Prive”.

Ai tregoi se njerëzit e njohin më shumë si ‘Citi’ i serialit “O Sa Mirë”, se sa si Edoni që është emri i tij i vërtetë shkruan Telegrafi, raporton GazetaBlic.

Tutje, ai tha se roli i tij në këtë film i ka mësuar atij shumë gjëra nga jeta dhe se nuk do ta largonte askënd nga seriali në të cilin luan.

Personaliteti është gjëja me të cilën aktori Bërveniku krenohet më tepër, ndërsa në vazhdimin e intervistës tregoi se nuk i frekuenton shumë kinematë.

Aktori po ashtu tregoi se vesi më i keq i tij është të qenit temperament dhe se nervozohet shpejt.

Në pyetjen provokuese se cila nga koleget e eksiton, ai u përgjigj fillimisht duke përmendur emrin e producentit të festivalit, Fisnik Vejsa, ndërsa më pas tha se është ‘Xhesika’ kolegia në fjalë, emri i vërtetë i së cilës është Arta Nitaj.

Ndërsa në pyetjen e fundit dhe më provokuese nga të gjitha, se nëse ka bërë ndonjëherë seks treshe, ai u përgjigj me ironi duke thënë se në treshe jo por në pesëshe po.

06/26/2019 23:54

LAJMI I FUNDIT: Juventusi arrin akordin me De Ligt, 12 milionë euro në sezon