Lajme

Çitaku: Pasi e instrumentalizoi politikisht BQK-në e mori flaakresha në KS të OKB-së, Kurti paska vendosur të zmbrapset për dinarin

02/12/2024 19:34
nga:G B

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Kurti paska vendosur që të zmbrapset për vendimin për dinarin, pasi që e instrumentalizoi politikisht BQK-në dhe mori flakaresha në KS të OKB-së, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se s’ka dinarë që e paguan dëmin që Kosovës iu bë këto ditë dhe se drama ka qenë lehtësisht e evitueshme.

Postimi i saj i plotë:

Pasi që e instrumentalizoi politikisht Bankën Qendrore të Kosovës, e pasi i dha flakaresha Kosovës në Këshillin e Sigurimit, Kryeministri paska vendosur të zbrapset nga vendimi për valutat e huaja.

E ndërkohë, s’ka dinarë që e paguan dëmin që iu shkaktua Kosovës këto ditë.

Krejt kjo dramë ka qenë lehtësisht e evitueshme. Me koordinim, me aleatët.

 

BQK: Faza e trancizionit për dinarin mund të zgjasë deri në tre muaj