Pas publikimit të komunikimeve mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit, Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka deklaruar se ky rast konfirmon dyshimet e ngritura nga partia për aferat korruptive në sektorin e energjisë, raporton GazetaBlic.
Çitaku ka theksuar se PDK ka qenë këmbëngulëse në themelimin e Komisionit Hetimor për këto çështje, duke thënë se “publikimi i komunikimeve të Dejona Mihalit me Nagip Krasniqi konfirmon dhe vërteton të gjitha dyshimet tona që i kemi ngritur gati tre vite më parë.”
Ajo e ka akuzuar Qeverinë e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se “të gjithë e kanë të qartë se GEN-in serb dhe Martinin e kemi dhuratë nga Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje.”
Çitaku ka bërë thirrje për veprim nga institucionet e rendit, duke kërkuar që “t’i shkojnë deri në fund hetimeve dhe udhëheqësit e këtyre skemave abuzive, të cilat varfëruan qytetarin dhe pasuruan pushtetarët, të sillen para drejtësisë.”


