Sporti

Ciro Immobile fiton Këpucën e Artë – lë prapa Lewandowskin e Cristiano Ronaldon

08/01/2020 23:35
nga:M K

Ashtu siç pritej ditëve të fundit, ashtu edhe ndodhi.

Ciro Immobile është golashënuesi më i mirë në kontinentin e vjetër, me çka fiton “Këpucën e Artë” për edicionin 2019/2020, përcjell GazetaBlic.

Me mungesën e Ronaldos në ndeshjen e fundit, i cili duket se u dorëzua para kohe për shkak të distancës tejet të madhe, Immobile e kishte të siguruar këtë çmim individual. Gjithsesi, ai sonte hyri edhe në listën e realizatorëve, në duelin që Lazio e humbi 3-1 nga Napoli.

Më poshtë edhe lista e pestë golashënuesve më të mirë.

Ciro Immobile, Lazio – 36 gola (72)

Robert Lewandowski, Bayern Munich – 34 gola (68)

Cristiano Ronaldo, Juventus – 31 gola ( 62)

Timo Werner, Leipzig – 28 gola (56)

Lionel Messi, Barcelona – 25 gola (50)

/GazetaBlic/

06/16/2020 12:12

Ciro Immobile pranon një super-ofertë nga Premier Liga