Lajme

Cilit i besojnë më shumë “Guxo” në dialog, Kurtit apo Osmanit?- Peci: Të dyve, koordinohen mes vete

10/22/2024 22:08
nga:G B

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci u pyet se kujt i besojnë më shumë sa i përket dialogut, kryeministrit Albin Kurti apo presidentes Vjosa Osmani, e cila edhe e kishte krijuar partinë ‘Guxo’, parti kjo që sot drejtohet nga Peci dhe Donika Gërvalla.

Peci në emisonin ‘Pressing’ në T7 thotë se ju beson të dyve, dhe se të dy kanë luajtur rol të rëndësishëm në politikën e jashtme.

“Unë besimin në parim ju besoj të dyve, por për secilën temë duhet me dit materiën. Që të dy kanë luajtur rol të rëndësishëm në politikën e jashtme, e tash pozicioni I presidentes munet mu pa krejt ma ndryshe,  por një dicka është e sigurt që në rast që gjatë këtij mandate krahasuar me krejt mandatet tjera, në rast se ka pas koordinim më të mirë ndonjëherë të mundshme kanë qenë kryesisht këto figura që e kanë realizu”.

Tutje, Peci thotë se Kurti e Osmani vazhdojnë të koordinohen mes vete.

“Tash pavarësisht disa mendimeve ndryshe në nuanca, besoj që prapë ata vazhdojnë me u koordinu, kam informacione që koordinohen vazhdimisht”.