Lajme

Cili e fitojë debatin mbrëmë Shpend Ahmeti apo Arban Abrashi, tregon Ahmeti

11/14/2017 12:23
nga:D.I

Njohësi i çështjeve politike, Xhemal Ahmeti ka komentuar debatin mes Arban Abrashit të LDK-së dhe Shpend Ahmetit të VV-së.

Ahmeti në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka thënë se kandidati i VV-së ka qenë më i përgatitur mbrëmë sesa Abrashi.

Sipas tij Abrashi po bën gabim që po pranon të bartë përgjegjësinë edhe për Isa Mustafën.

“Shpendi ishte shumë më bindës, shikuar nga perspektiva e qytetarit neutral, ngase sipas meje këta do ta bëjnë dallimin.
Shpendi i njeh problemet natyrisht më mirë dhe po aq kërkesat akute për qytetarët. Abrashi bën gabim që pranon të bartë përgjegjësinë edhe për Isën, i cili ka qenë shumë më gjatë se Shpendi ne pozitë dhe nuk u votua më se njerëzit ishin të pakënaqur”, ka deklaruar Ahmeti.

Sipas analistit politik, mbështetje më të madhe ka kandidati i LDK-së, Abrashi por kjo gjë mund të ndërroj në qoftë se debatet vazhdojnë në një rend të tillë si mbrëmë.

“Aktualisht më shumë gjasa – dhe mbështetje ka Abrashi, por kjo mund të ndryshojë nëse VV bën më pak gabime gjatë këtyre ditëve (jo Shpendi) dhe nëse debati vazhdon kështu në disfavor të Abrashit”, ka thënë ai.

Kujtojmë se mbërme për herën e parë ka pasur një ballafaqim të dy kandidatëve për të parin e Prishtinës.
Zgjedhjet e balotazhit do të mbahen me 19 nëntor. /GazetaBlic.com

11/21/2017 19:18

Abrashi e le prapa Ahmetin, ky është numri i votave që i kanë shtuar në raundin e dytë të zgjedhjeve! (Foto)