Lajme

Cilat vende ‘tymosin’ më së shumti cigare? Ja ku renditet Shqipëria

08/14/2019 21:27
nga:Blerim Halili

Cigarja vazhdon të jetë një prej shkaktarëve të vdekjeve të shumta nëpër botë.

Sipas një statistike të publikuar nga Radio Evropa e Lirë, e cila mat numrin e cigareve të ndezura për kokë banori, tri vendet që “tymosin” më së shumti janë Luksemburgu, Bjellorusia dhe Maqedonia e Veriut.

Shqipëria del të jetë ndër vendet me konsumin më të madh të cigares. Ajo zë vendin e katërt, menjëherë pas Maqedonisë së Veriut.

Bazuar në të dhënat e kësaj statistike, Shqipëria ka një shkallë të lartë të vdekjes së burrave për shkak të cigares, apo 25%./Gazeta Blic.