Ekzistojnë lloje të ndryshme të suplementeve, por pyetja që bëjmë shpesh është se cilat janë më të mirat dhe në cilën kohë të ditës duhen marrë?
Së pari, ju mund të mos keni nevojë për shtesta të vitaminave osee mineraleve të ndryshme.
Për parë nëse keni apo jo nevojë për to, është mirë të konsultoheni me mjekun tuaj e më pas të kryeni analizat e duhura.
Nëse keni nevojë të merrni vitamina dhe minerale të caktuara, duhet të dini se disa këshillohet të merren në mëngjes dhe jo më vonë gjatë ditës.
AgroWeb.org në këtë artikull iu njeh shkurtimisht me disa nga suplementet më të nevojshme dhe mënyrën sesi duhet t’i merrni ato.
Suplementet më të mira dhe mënyra e marrjes së tyre
Le të supozojmë se mjeku juaj ju rekomandon të merrni një vitaminë B komplekse ose ndoshta edhe një lloj specifik të vitaminës B siç është B6 ose B12.
Koha më e mirë për t’i konsumuar do të ishte spo të zgjoheshit në mëngjes.
Dhe duke qenë se këto vitamina janë të tretshme në ujë, është më mirë t’i merrni me stomak bosh, në mëyrë që turpi t’i thithë maksimalisht.
Shtesat e vitaminës B12 janë veçanërisht të rëndësishme për ata që ndjekin një dietë vegane apo edhe vegjetariane. Kjo sepse lënda ushqyese gjendet kryesisht tek kafshët. Vitamina B6 mund të ndihmojë me dhimbjet menstruale dhe për të mbajtur zemrën tuaj të shëndetshme.
Një tjetër suplement që duhet të konsideroni të merrni në mëngjes është vitamina C, e cila është gjithashtu një vitaminë e tretshme në ujë.
Por nëse po merrni një suplement hekuri, dijeni që vitamina C mund të ndihmojë në rritjen e përthithjes së tij.
Megjithëatë hulumtimet e fundit tregojnë që marrja e tyre së bashku mund të mos ketë aq shumë ndikim.
Nëse vendosni të merrni vitaminën C me një shtesë hekuri, thjesht sigurohuni që ta shoqëroni me ushqim, për të parandaluar shqetësime të mundshme të stomakut tuaj.
Kini parasysh se gjithashtu është mirë të shmangni ngrënien e djathit, kosit, vezëve, qumështit, spinaqit, drithërave, të paktën një orë para ose dy orë pas marrjes së suplementit të hekurit.
E njëjta gjë vlen për pijet si çaji dhe kafeja.
Për vitaminat A, D, E dhe K këshillohet të prisni deri në kohën e drekës, pasi ato treten më mirë kur konsumohen me yndyrna dietike.
Për më tepër, sigurohuni që të kërkoni suplementet më të mira për zvogëlimin e inflamacionit.