Showtime

Cila është kënga e Loredanës që nëna e saj e pëlqen më së shumti?

01/14/2020 08:09
nga:N S

Reperja, Loredana Zefi ishte e ftuara e radhës në emisionin NIN, në Klan Kosova.

Loredana, gjatë intervistës 44 minutëshe foli për të gjithë jetën e saj që nga skandalet, lindja e vajzës, ndarja me Mozzik etj, shkruan GazetaBlic.

Reperja, u pyet për projektet e saj muzikore që pëlqehen shumë aq shumë sa për koncertet që ajo do të mbajë janë shitur 80 mijë bileta. Krahas fansave, Lori u pyet nga gazetari se cila është kënga që nëna e saj e pëlqen më së shumti.

Loredana tha: ‘Romeo&Juliet’, është kënga që nëna e pëlqen.

Me këtë përgjigjje ajo befasoi paksa, kënga ‘Romeo&Juliet’ është në bashkëpunim me reperin Mozzik njëkohësisht edhe ish të dashurin e Loredanës dhe babain e vajzës së saj. Duke e ditur se dyshja janë ndarë që një kohë pra nëna e Lorit nuk mban inat apo diçka e tillë, ajo e pëlqen këngën që Lori e ka bashkë me Mozzikun.

/GazetaBlic/

07/09/2020 23:03

Loredana sonte lanson projektin e ri, në bashkëpunim me reper gjerman