Me mesazhe në telefon nga një numër i panjohur tash e disa ditë qytetarëve po u bëhet thirrje që të shmangin vendet ku grumbullohen shumë njerëz nëse duan t’i shpëtojnë sulmeve terroriste.
E këto njoftime krijuan panik tek qytetarët, që sipas ekspertëve të sigurisë u shtua edhe më shumë pas vrasjes së trefishtë në Gllogjan, ku dorasi nuk u kap ende.
Sipas tyre thirrje të tilla deri tash kanë bërë vetëm ambasadat e shteteve të huaja në pragë të festave, por që këto institucione njoftime nuk i bëjnë përmes telefonit.
Gjithsesi, këto mesazhe po thuhet se duhet të merren parasysh e jo të lihen pas dore nga organet e rendit.